DYLON

Aktakuzë ndaj një zyrtari policor për sulm seksual

Aktakuzë ndaj një zyrtari policor për sulm seksual
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor – të pandehurit R.SH., për shkak të veprës penale ‘’Sulmi seksual’’, nga neni 229 paragrafi 3, nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 1, 5 dhe 7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.

EkoHigjiena

I njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 Prill 2021.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit ti vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor ti shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.