Aktakuzë kundër të pandehurit që shkaktoi aksident me fatalitet

Aktakuzë kundër të pandehurit që shkaktoi aksident me fatalitet

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.E., pasi që i njëjti shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.E., më 30 nëntor 2019, në Gjilan, nga pakujdesia, ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që duke drejtuar automjetin e tij të markës ‘’Ford Connect’’, si pasojë e tejkalimit të pasigurtë dhe mosmbajtjes së distancës së mjaftueshme anësore, ka goditur të ndjerin E.H., i cili në komentin kritik kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, në drejtim të njëjtë me lëvizjen e automjetit.

I njëjti pas goditjes përplaset në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast pas trajtimit mjekësor nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 30 nëntor 2019.

KOMENTE