DYLON

Aktakuzë kundër dy personave për kanosje e ngacmim ndaj dy gazetarëve

Aktakuzë kundër dy personave për kanosje e ngacmim ndaj dy gazetarëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të KPRK-së, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.P., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.S., ka kryer veprën penale të ngacmimit ndaj gazetarit-të dëmtuarit Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.

EkoHigjiena

Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit-të dëmtuarit G.G., përmes rrjetit social facebook.

Prokurori i shtetit, me aktvendim mbi ndalim kishte ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të pandehurit dhe ndaj të njëjtëve ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, si dhe aktakuzat e ngritura i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.