DYLON

Aktakuzë kundër dhjetë personave në rastin “Subvencioni IV”

Aktakuzë kundër dhjetë personave në rastin “Subvencioni IV”
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve, prej tyre tetë (8) zyrtarë dhe dy (2) qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Prokuroria Speciale njofton se personat zyrtarë si të pandehur janë, tre (3) zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre (3) zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një (1) zyrtarë  nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një (1) zyrtarë  nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ju njoftojmë se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 77  Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 77  Veprat penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 1  lidhur me paragrafin 3 dhe me nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Dhënie ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 paragrafi 1 lidhur paragrafin 3 dhe nenin 77 Veprat penale  në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.