Aktakuza për “vjedhje”, “vjedhje të shërbimeve” dhe ngasje të automjetit në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj pesë (5) personave, për veprat penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
