Aktakuza për “vjedhje të shërbimeve” dhe “vjedhje pylli”
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten me datë 11.12.2025 ka ndaluar tre (3) persona të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve, veprën penale ‘’ Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit ‘’, nga neni 301, dhe veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës, dhe ndaj tyre ka bërë Kërkesë për caktimin e paraburgimit.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten me datë 11 dhjetor 2025 ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve”.
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”. /2LONLINE/
