DYLON

Aksioni për mirëmbajtjen e hapësirave publike ka vazhduar me pastrimin e lumit Morava

Aksioni për mirëmbajtjen e hapësirave publike ka vazhduar me pastrimin e lumit Morava
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan po vazhdon aksioni për pastrimin e hapësirave publike, përfshirë edhe lumenjtë dhe varrezat.

Mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave publike, përkatësisht një qytet i gjelbër dhe i qëndrueshëm, është njëri nga prioritetet e Komunës së Gjilanit, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

“Sot, të gjithë së bashku, Institucionet Komunale, Qendra Rinore dhe shkolla “Vatra e Diturisë” e fshatit Livoç i Epërm si dhe Skat Consulting punuan në pastrimin e pellgut të lumit Morava”, ka thënë kryetari Hyseni.

Aksioni ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj ambientit jetësor.

“Përveç ruajtjes së lumenjve, aktivitetet e tilla rrisin edhe ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit ku jetojmë”, ka nënvizuar kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.