DYLON

“Aksioni nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dëshira e madhe e pushtetarëve për ta akuzuar Vetëvendosjen për gjithçka, doli në pah edhe sot në rastin e shfryrjes së gomave të Lutfi Hazirit. Ky aksion nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çdo aksion ne e bëjmë në mënyrë publike dhe madje i ftojmë edhe mediet. thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosjes, pas reagimeve të bëra nga kryetari Lutfi HAziri por edhe kryesyuesja Valentina Bunjaku – Rexhepi.

“Lufta speciale ndaj Vetëvendosjes po bëhet nganjëherë me polici e nganjëherë me propagandë të pushtetit. Sidoqoftë, ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalim veprimet tona për parandalimin e krijimit të “Zajednicës”, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosjes. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

shih shkrimet e mëparshme:
Bunjaku-Rexhepi: Turp për Vetëvendosjen!
“‘Decentralizimi i Lutës’e ka sjellë Pavarësinë, ‘Zajednica’ e VV-së po e rrënon”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.