DYLON

“Aksioni i sotëm i Vetëvendosjes një tentim për rrënimin e shtetit”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në një postim në profilin e tij n ëfacebook, ka thënë ndër tjerash se Aksioni i sotëm i Vetëvendosjes për rrënimin e shtëpisë së kryeministrit Mustafa në Prapashticë është tentim për rrënim të shtetit, i cili nuk do të ndodhë.

Ja postimi i plotë i Hazirit

EkoHigjiena

Aksioni i sotëm i Vetëvendosjes për rrënimin e shtëpisë së kryeministrit Mustafa në Prapashticë është tentim për rrënim të shtetit, i cili nuk do të ndodhë. Ky aksion ma kujton tentimin për rrënimin e shtëpisë sime në Gjilan nga ana e tyre gjatë negociatave të Vjenës, ma kujton ’listën e zezë’ të tyre në bisedimet e asaj kohe përfshirë edhe emrin tim dhe atë të Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit e Veton Surroit, derisa këtë të fundit sot e kanë ba babë! Në emër të Zotit dhe Atdheut, nuk ka kompromis për ndarjen e brendshme të Kosovës, as krijim të territoreve të brendshme për ndarje, e as kompetenca ekzekutive për Asociacionin. I uroj shumë të mira e shëndet delegacionit të Kosovës. E di që janë bisedime të vështira, por nuk guxojnë të lëshojnë pe. Kosova është unike dhe e pandashme, me të drejt bashkimi me Shqipninë!
Lut Emrush Haziri – nipi i Hetem Hazirit (i dekoruar me ”Shqiponjën e Artë të Lirisë” nga Presidenti i Shqipërisë), në mbrojtje të atdheut në emer të Zotit dhe Shtetit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.