DYLON
Vazhdon aksioni për pastrimin e hapësirave publike

Aksioni i radhës në Beguncë

Aksioni i radhës në Beguncë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve mjedisore që po realizohen nga Komuna e Vitisë, sot në fshatin Beguncë është mbajtur aksioni i radhës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Shëndetësisë Halil Musliu, drejtori i shkollës Raif Musliu, stafi i shkollës, përfaqësues të këshillit të fshatit, nxënësit e shkollës, ekipi i shërbimeve publike, si dhe banorë të fshatit, të cilët kontribuan në ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një hapësire më të pastër e më të rregullt.

EkoHigjiena

Ky aksion është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Komuna e Vitisë për mbrojtjen e mjedisit dhe ngritjen e vetëdijes qytetare, ndërsa Sokol Haliti vitin 2026 e ka shpallur Vit të Mbrojtjes së Mjedisit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.