DYLON

Aksion për pastrimin e mbeturinave në Drobesh

Aksion për pastrimin e mbeturinave në Drobesh
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Arton Musliu dhe zyrtarë të tjerë komunalë, kanë marrë pjesë në një aksion për largimin e mbeturinave, në bashkëpunim me kompaninë “Eco-Higjiena”.

Aksioni i radhës për pastrimin e mjedisit është zhvilluar në fshatin Drobesh, konkretisht në rrugën që çon për në Sllatinë të Poshtme, ku është intervenuar për largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.

EkoHigjiena

Nga Komuna e Vitisë bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare dhe mbajtjen e ambientit të pastër.

“Kujdesi ndaj natyrës dhe ruajtja e një ambienti të pastër mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale në Viti”, thonë zyrtarët komunal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.