DYLON

Aksion për pastrimin e Kamenicës në Ditën Botërore të Pastrimit

Aksion për pastrimin e Kamenicës në Ditën Botërore të Pastrimit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, nën moton “Ta pastrojmë Kamenicën”, Komuna e Kamenicës përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, ka organizuar një aksion të gjerë pastrimi në gjithë territorin e komunës.

Kësaj nisme për një ambient më të pastër i është bashkuar kryetari Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarë komunalë, punëtorë të NPL Dardana.

EkoHigjiena

Poashtu edhe nxënës të shkollave të Kamenicës, i janë bashkuar aksionit ku u pastruan disa deponi ilegale, si dhe oborret e shkollave, kopshteve e hapësira të tjera publike përreth objekteve.

Komuna e Kamenicës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe thekson se mbajtja e mjedisit të pastër është përgjegjësi e përbashkët e secilit qytetar.

Kamenica është komunë e gjelbër dhe si e tillë do të ruhet dhe mbahet nga të gjithë, thuhet në njofitmi ne Komunës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.