DYLON

Aksion për pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e luleve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me kompaninë “Eco-Higjiena” kanë ndërmarrë sot një aksion për ta pastruar ambientin në territorin e Komunës. Në aktivitetet e sotme në qytet e fshatra ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri dhe zyrtarë komunal.

Fillimisht kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi e shoqëruar edhe nga këshilltarë komunal të pozitës e opozitës kanë mbjellur lule para Zyrës së Kryetarit të Komunës.

EkoHigjiena

“Ashtu siç e ka thënë kryetari Haziri, synim yni është në Gjilan është që të mbjellim një lule kokë banori dhe këtë po ia arrijmë, sikurse edhe për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara, krijimin e hapësirave të reja gjelbëruese, dekorimet, pemët dhe drunjtë tjerë dekorativ”, tha me këtë rast kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Një aktivitet tjetër është shënuar sot në fshatin Dobërqan, ku është pastruar lumi i këtij fshati.

“Sot e kemi nisur pastrimin e lumit të këtij fshati, i cili ka shkaktuar mjaft dëme në kohën e vërshimeve. Rreth 500 metra është pastruar dhe do të vazhdojmë ta pastrojmë në tërësi. Tash e tutje lumi më nuk do të dalë nga shtratin dhe të vërshojë shtëpitë e qytetarëve siç ka ndodhur më herët”, ka thënë me këtë rast drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri.

Ai ka bërë apel qytetarëve që të mos hedhin mbeturina dhe që të mos dëmtohet shtrati i këtij lumi. Aksioni i ndërmarrë i Komunës po vazhdon edhe në lokalitete e fshatra të tjera të Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.