DYLON

Aksion për largimin e deponisë së mbeturinave në hyrje të Pozheranit

Aksion për largimin e deponisë së mbeturinave në hyrje të Pozheranit
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të një mjedisi sa më të pastër, Komuna e Vitisë ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e deponive të tilla, konkretisht në hyrje të Pozheranit.

Këtij aksioni i ka prirë kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoritë komunale por edhe kompanitë e pastrimit që operojnë në Viti. Kryetari Haliti, bëri me dije se kjo komunë e ka shpallë vitin 2018, vit të ambientit dhe shtoj se  gjatë këtij viti do të ketë aksioni të shumta ambientale.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aktiviteti të pastrimit dhe largimit të kësaj deponie ndër tjerash fol për angazhimin e kësaj komune për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

EkoHigjiena

“Ndonëse  deri më tani kemi punuar shumë në krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe të pastra për qytetarët, ne edhe gjatë këtij viti mbesim të përkushtuar për largimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Kjo bëhet me qëllimin më të mirë që të kemi mjedise më të pastërta dhe të shëndetshme për gjithë qytetarët e komunës sonë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai u zotua se Komuna e Vitisë do të merr masa ligjore ndaj atyre që ndotin ambientin. Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që të ju bashkangjitën këtyre aksione por të raportojnë edhe ndotësit e tyre në organet përkatëse.

Kurse Skender Ahmeti, drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se inspektori i ambientit në vazhdimësi është në teren për të intervenuar në raste të hudhjes së mbeturinave.

Ai shtoj se në këtë drejtim ata bashkëpunojnë edhe me Policinë e Kosovës, por kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve  të cilët hasin në hudhje të mbeturinave të raportojnë qoftë edhe me vetëm një fotografi në Drejtorinë e Inspekcionit duke u zotuar se rastet e tilla do të procedohen tutje në Gjykatë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.