DYLON
Aksion pastrimi

Aksion pastrimi në rrugët e fshatit si dhe nënkalimin afër shkollës

Aksion pastrimi në rrugët e fshatit si dhe nënkalimin afër shkollës
Avatar photo Redaksia

Fadil Ademi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se këtë ditë vikendi e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi bashkë me disa banorë të Velekincës u angazhuan për ta pastruar rrugën kryesore të fshatit, rrugët “Naser Neziri” dhe “Hysen Jakupi”, si dhe nënkalimin afër shkollës.

“Nuk na u desh shumë kohë, por ndryshimi u pa menjëherë. Kjo dëshmon se kur ka vullnet dhe bashkëpunim, çdo gjë bëhet më lehtë”, ka thënë Ademi.

EkoHigjiena

Ai bëri me dije se të gjitha mbeturinat që i grumbulluan i dorëzuan në deponinë e Velekincës, e cila tashmë është e hapur çdo të shtunë për pranimin e mbeturinave nga qytetarët. “Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe t’i hedhim mbeturinat aty ku e kanë vendin”, ka thënë kuvendari i Gjilanit, Fadil Ademi.

“Shpresoj që ky veprim i vogël të shërbejë si një mesazh për të gjithë ne. Velekinca është shtëpia jonë e përbashkët dhe pastërtia e saj është përgjegjësi e secilit. Ta duam vendin tonë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, ka thënë Fadil Ademi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.