Aksion inspektimi në tridhjetë e pesë auto parkingje në Gjilan dhe Viti
Autoritetet policore kanë bërë me dije se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan ka realizuar një aksion inspektimi në tridhjetë e pesë auto parkingje në qytetet, Gjilan dhe Viti.
Sipas Policisë, ky aksion inspektimi është kryer në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse.
Rasti nga Policia e Kosovës, është cilësuar si “Shmangie nga tatimi”. / 2LONLINE/
