DYLON

Aksion i përbashkët i policisë dhe doganës, konfiskohen pajisje ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN

Aksion i përbashkët i policisë dhe doganës, konfiskohen pajisje ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës Veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit,  janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

EkoHigjiena

Mjetet e konfiskuara janë,

Antminer  S9i 14.0T-128 copë,

Antminer  S9  13.5T-117 copë,

Antminer  S9 13.0T-    5 copë,

Antminer  S9i 14.5T- 19 copë,

Antminer  S9 10.5T-   3 copë,

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente në realizim të kontrollit ndaj veprimtarive ilegale, përderisa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të ndryshme ilegale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.