DYLON

Aksion i madh policorë në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Në Preshevë dhe disa fshatra përreth është duke u zhvilluar një aksion i madh për “Pastrimin e terrenit”, në të cilin deri tani janë arrestuar 11 pjesëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, njofton B92. Fjala është për grup kriminal që merret m trafikimin e njerëzve.

Në “Pastrimin e terrenit”, deri në mesditë, në 11 lokacione janë identifikuar dhe arrestuar 11 pjesëtarë të grupit kriminal ndërkombëtar nga Presheva dhe Miratoca.

EkoHigjiena

Policia dyshon se fshati Miratoc që gjendet në Serbi dhe Llojan në Maqedoni, janë qendra tranzitore për tregti me njerëz nga Afrika, Azija dhe Lindja e Mesme, transmeton Titulli.

Aksioni është duke vazhduar edhe në fshatrat tjerë që gravitojnë në kufirin me Maqedoninë apo janë në afërsi me Kosovën.

Arrestimet po i kryejnë pjesëtarët e Administratës Policore në Vranjë, Agjencia e Sigurisë Informative si dhe Prokuroria e Lartë publike nga Vranja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.