DYLON

Aksidente në Rrugën e Kombit

Avatar photo Redaksia

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme, në segmentin rrugor Morin-Kukës, në vendin e quajtur Fushorja e Uzinës. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas nga Kosova, bashkëshortë, të cilët po udhëtonin me automjetin e tyre i cili ishte përplasur me një automjet tjetër të tipit kamionet.

Ky i fundit po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë, qifti udhëtonte drejt Kosovës. Dy personat e lënduar kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit, ndërsa më pas janë trajtuar në Prizren, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Mjeku kujdestarë Sadri Hulaj raporton se dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetë. Po mbrëmë në spitalin e Prizrenit, kanë kërkuar ndihmë edhe 9-të persona të tjerë të lënduar në aksident komunikacioni, 6-të nga Podujeva dhe 3 nga Prishtina.

Edhe këta po udhëtonin drejt Shqipërisë për pushime, pohon Hulaj , ndërsa thotë se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë. Në këto ditë të fundit të sezonit turistik në Shqipëri, ka një shtim të aksidenteve rrugore.

Policia e dy vendeve apelon tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugorë me qëllim që shmangen aksidentet, të ruhet jeta e gjithë udhëtarëve.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=1699

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.