DYLON

Aksident trafiku, pëson lëndime drejtuesi i biçikletës

Aksident trafiku, pëson lëndime drejtuesi i biçikletës
Avatar photo Redaksia

Më 17 qershor, rreth orës 16:00 minuta, në rrugën lokale Kabash-Viti, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime, ku i përfshirë ka qenë makina bujqësore-traktor i markës Ford dhe një biçikletë të cilën e drejtonte një i mitur (2005).

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin tha se deri të aksidenti besohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve të rrugës dhe vozitjes së pakujdesshme nga ana e drejtuesit të traktorit.

Për rrjedhojë të kësaj përplasje lëndime trupore pëson drejtuesi i biçikletës, të cilit fillimisht i jepet ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjilanit e me pas transferohet në QKUK në Prishtinë.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar qe drejtuesi i traktorit të ndalet për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.