DYLON

Aksident trafiku me fatalitet

Avatar photo Redaksia

Novobërdë – (2LONLINE) – Sot rreth orës 02:30 minuta në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Parallovë afër restorant “Geneva”, është shkaktuar aksident rrugor ku ka qenë e involvuar një veture me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti plagë vdekjeprurëse pëson pasagjeri B. P. lindur (1985) nga Gjilani, ku vdekjen tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa, vozitësi Xh. D. Lindur (1991) dhe pasagjeret H. F. (1992)  dhe A. B. (1992) pësojnë lëndime të lehta trupore.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se deri te aksidenti dyshohet te ketë ardhur atëherë kur automjeti i markës Tojota P7 me targa vendore që e drejtonte Xh. D.  lindur me (1991) me banim në Gjilani gjatë lëvizjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan dhe me të arritur në vendin e lartshënuar, si pasoj e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës (kthesë e thellë dhe asfalt i lagur) e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplaset në mbrojtëset e rrugës në anën e djathtë të lëvizjes.

EkoHigjiena

Hashani ka bërë të ditur se si pasoj e këtij aksidenti plagë vdekjeprurëse pëson pasagjeri B. P. lindur (1985) nga Gjilani, ku vdekjen tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Vozitësi Xh. D. Lindur (1991) dhe pasagjeret H. F. (1992)  dhe A. B. (1992) pësojnë lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete dërgohet në IML në Prishtinë për obduksion, kurse drejtuesi i veturës ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit në Gjilan.

Ne vendin e ngjarjes ndihmë kanë dhanë edhe njësiti zjarrfikës nga Gjilani si dhe auto ambulanca e Gjilanit.

Rasti mbetet nën hetime. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.