/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan kanë arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti duke lëvizur me veturën Isuzu Campo, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin –viktimën mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje ,ndërsa trupi i pajete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/