DYLON

Aksident trafiku me fatalitet

Aksident trafiku me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se më  21 maj 2021 rreth orës 15:00 ka ndodhur aksident trafiku me pasoja fatale.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se dyshohet se deri te aksidenti te ketë ndodhur ,kur drejtuesi i veturës “Pezho”  duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore është ndeshur me kamionin “MAN”  i cili ka qene duke lëvizur në rrugën kryesore.

EkoHigjiena

Me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme material ne dy njesi dhe  lendime trupore peson drejtuesi i veturës.

 Si pasoje e plagëve të marra në aksident drejtuesi i veturës (1944)  ndërron jetë në Qendrën Emerjgente në  Gjilan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML –Prishtinë.

Rasti  është duke u hetuar nga Policia e Kosovës(PK), trafiku rajonal në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.