/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar përmes telefonit se në Rrugën Magjistrale Gjilan – Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet e Policisë së Kosovës, Trafiku Rajonal me urgjencë i janë përgjegjë rastit duke dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Hyndai Snta” me targa 06, që drejtohej nga vozitës shqiptar shtetas i Kosovës B. S.(1973) duke lëvizur në rrugën Magjistrale Kamenicë-Gjilan, me të arritur te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicë”, besohet duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin e tij, kalon në shiritin e kundër të rrugës, ku përplaset në anën e djathtë të rrugës, pastaj besohet të jetë rrokullisur disa herë duke rënë në (kanal).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se si pasoj e përplasjes së makinës nga lëndimet e marra në aksident në vendin e ngjarjes ndërron jetë pasagjerja serbe shtetase e Sërbisë N. D. (1973), vdekja e saj është konstatuar nga mjekut i Qendrës së Mjekësisë Familjare nga Gjilani. Lëndime trupore përveç vozitësit marrin edhe pasagjerët N. M.(1973), shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan si dhe pasagjerja Serbe shtetase e Serbisë N. D (1995) të cilët me Auto-Ambulant dërgohen në Qendrën Rajonale Emergjente në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes, përveç policisë së Kosovës kanë ndihmuar edhe njësitet e Shërbimi të Zjarrfikësve, Personeli mjekësor nga Qendra shëndetësore, në Gjilan. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaljen e vozitësit B. S.(1973), kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Autopsi. Hetimet rreth rastit janë duke i zhvilluar hetuesit e trafikut Rajonal në Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/