/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se Policia e Kosovës ka pranua një informatë lidhur me një aksident trafiku ne magjistralen Gjilan -Ferizaj. Sipas hetimeve te para dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i automjetit Opel Montrey duke qarkulluar në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në hyrje të Gjilanit, duke mos ia përshtatë shpejtësinë automjetit të tij, humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës ne anën e djathte të lëvizjes se tij.
“Me ç’rast nga plagët e marra, vozitësi i automjetit ndërron jete, ndërsa të gjithë të lënduarit (pasagjeret), nxënës qê besohet se ktheheshin nga festimi i mbrëmjes se maturës, katër të lënduarit, pas trajtimit mjekësor ne Qendrën Emergjente në Gjilan lirohen në shtëpi”, thotë zëdhënësi Hashani
Sipas tij, i ndjeri, me urdhrin e Prokurorit te shtetit dërgohet ne IML –Prishtinë, për obduksion. Hetimet rreth rastit po i heton policia e Kosovës, trafiku rajonal.
“Fatkeqësisht po ndodhë që gjatë festave të mbrëmjeve të maturës po na përsëriten aksidente të renda apo edhe fatale. Policia e Kosovës apelon veçanërisht prindërit, arsimtarët dhe faktorët tjerë relevant që gjatë organizimit të mbrëmjeve tê tilla mos të lejojnë konsumin e alkoolit, nga ana e nxënësve dhe në as një mënyrë të mos lejon qê nxënësit t’i drejtojnë automjetet, krejt kjo që të parandalohet humbja e jetëve”, ka thënë smet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/