Nëndega e AKR-së në Zhegër ka mbajtur takimin me banorë dhe simpatizantë të saj, ku morën pjesë anëtarë të shtabit të AKR-së nga Dega në Gjilan dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Vjollca Gagica-Matoshi në fjalën e saj tha se AKR është një parti e vlerave siç është edhe lista e saj e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Gjilanit, një listë e gërshetuar me profesione dhe afaristë të ndryshëm që kanë hyrë garës politike për asamble.
Kandidati i AKR-së nga Zhegra Ibrahim Qerimi, mes tjerash tha se AKR është parti e hapur për njerëzit e botës së biznesit sepse ka për vlerë punën dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Drita Maliqi zv. shefja e shtabit tha se AKR është parti ku zëri qytetarit dëgjohet tek anëtarët e saj, besoj që edhe Ibrahimi Qerimi me fitoren e tij si kandidat do të jetë zëri juaj pranë kuvendit komunal në Gjilan.
Në takim ishin prezentë edhe kandidat të tjerë nga lista e AKR-së si Vehbi Salihu, Shpresa Mehmeti, Fadil Sherifi, Besnik Avdullahu etj.
sponsorizuar nga AKR