(2LONLINE) – Pas ndryshimeve në strukturat udhëheqëse dhe organizimit të Degës së AKR-së në Gjilan, në shumë nëndegë po tregohet interesim i shtuar për të vazhduar punën dhe aktivitetin e mëtutjeshëm për mbështetjen e programit të AKR-së dhe për një qasje të re të aktivitetit të mëtutjeshëm, kanë thënë sot përfaqësues të këtij subjekti politik.
Ismet Azizi nga Zyra për Informim e AKR-së së Gjilanit tha se Grupi koordinues dhe kryesia e degës janë duke zhvilluar aktivitete në takimet e ndryshme me qytetarë dhe me grupe të ndryshme të interesit dhe se kudo që po promovohet programi i AKR gjen mbështetje si mundësi për një zhvillim në rrethanat e reja të krijuara.
“Grupi koordinues i degës në krye me Agim Rexhepin kanë filluar realizimin e takimeve sipas kalendarit të përcaktuar dhe edhe në takimin që u mbajt në Lagjen së VIII-të. U pa një gatishmëri mjaft e madhe për mbështetje të AKR-së”, ka thënë Ismet Azizi nga Zyra për Informim e AKR-së së Gjilanit. /2lonline/