/2L ONLINE/ – Këshilli Drejtues i Degës së AKR-së në Kamenicë, në takimin e mbajtur sot, ka diskutuar për agjendën e zgjedhjeve partiake në Komunë. AKR ka themeluar një komision 11 antarësh i cili do të organizoj procesin zgjedhor në të gjitha lokalitetet e Kamenicës.
Gjithashtu janë caktuar edhe koordinatorët e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas brenda AKR-së.
Kryetari aktual i Degës Fatmir Matoshi, i ka falënderuar të gjitha strukturat e degës për punën e deritanishme dhe i i ka inkurajuar që të jenë shumë aktiv gjatë këtij procesi.
“Sot AKR përfaqëson forcën më unike dhe më të organizuar në Kamenicë, tani po hyjmë në një proces zgjedhor dhe dhjetë ditët në vijim janë ditët kur në parti do të mirëpresim edhe aktivistë të rinjë të cilët do të hyjnë në proces zgjedhor. Është obligim i secilit prej nesh që të propozojmë të ri të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e AKR-së. Angazhimi ynë brenda institucioneve komunale është për tu respektuar nga të gjithë, sikur të qeverisnim komunën dhe të ishim partia e par në pushtet, do të kishim qeverisje të kualitetit më të mirë, dhe këtë do ta bëjmë në mandatin që vjen” ka thënë midis tjerash kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi.
Dega e AKR-së në Kamenicë i ka dhënë mbështetje reformave në parti të ndërmarra nga Presidenti Behgjet Pacolli, ndërsa Këshilli Drejtues gjithashtu u njoftua se Komisionin Qendror të AKR-së me vendim të Presidentit të AKR-së do ta udhëheq Kryetari i Degës së Kamenicës Fatmir Matoshi.
Komisioni organizativ i zgjedhjeve në parti do të përbehet nga : Bekim Kastrati, Memli Morina, Avdi Shillova, Satmifer Kryeziu, Valon Maliqi, Agim Bucolli, Faik Rexhepaj, Ferdane Rrudhani dhe Fatbardha Maliqi. Zgjedhjet e Forumit të Gruas do ti koordinoj Besarta Kallaba – Poroshtica , ndërsa ato të Forumit Rinor Florim Demolli.
Zgjedhjet nëpër nëndegët e AKR-së në Kamenicë do të fillojnë pas dhjetë ditësh ndërsa Kuvendi i Degës pritet të mbahet në Qershor. /2L ONLINE/