/2L ONLINE/ – Aleanca Kosova e Re (AKR) të shtunën solemnisht filloi zgjedhjet e brendshme nëpër nëndegë për zgjedhjen e strukturave të reja politike të cilat do ta udhëheqin AKR-në në Gjilan. Kështu. nëndega e Dardania I në Gjilan në mënyrë solemne mbajti Kuvendin e parë për zgjedhjen e strukturave partiake.
Zyrtarë të AKR-së thonë se masoviteti i pjesëmarrësve në këtë kuvend ishte një dëshmi e fortë se AKR-ja pretendon të jetë subjekti politik që do të udhëheq me Gjilanin. Pjesëmarrja e qytetarëve të nëndegës në Lagjen Dardania I, reflekton simpatinë e qytetarëve ndaj këtij subjekti politik, thuhet në komunikatën e AKR-së.
Nëndega zgjodhi përfaqësuesit e saj, kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe kryesinë. Për kryetar të nëndegës Dardania I, u zgjodh Aid Berisha anëtar shumëvjeçar i AKR-së . Duke marr postin e kryetarit të nëndegës, Berisha premtoi se do të punojë për forcimin e AKR-së, ,një subjekt politikë që premton zhvillim ekonomik, punësim dhe perspektivë evropiane. /2L ONLINE/