/2L ONLINE/ – Në vazhdën e zgjedhjeve të brendshme që po zhvillohen në Gjilan, Dega e AKR-së sot formoi Forumin e Gruas. Pas formimit të shumë degëve nëpër lagjet dhe fshatra e Gjilanit AKR-së, sot themeloi edhe Forumin e Gruas e ku sipas drejtuesve të AKR-së, shihet masovitet dhe interesim i dukshëm për anëtarësimin e grave në këtë subjekt politik, që u pa se ishte karakteristikë edhe e këtij tubimi .
Përndryshe, AKR-ja, Forumi i Gruas zgjodhi koordinatoren dhe kryesinë e degës. Për koordinatore u zgjodh Ymrane Shahiqi.
Në mënyrë unanime u zgjodh edhe kryesia e Degës:
1.Ymrane Shahiqi –Koordinatore
2.Vjollca Matoshi-Nënkryetare
3.Kaltrina Sylejmani-Anëtare
4.Klodina Krasniqi-Anëtare
5.Flutura Sylejmani-Anëtare
6.Nazife Behluli- Anëtare
7.Merita Hyseni – Anëtare
8.Emine Xhemajli – Anëtare
9.Vana Jerliu – Anëtare
10.Entela Kamberi- Anëtare
11.Shqipe Masurica – Anëtare
Përndryshe, pasi që falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë, koordinatorja e Forumit të gruas së AKR-së Ymrane Shahiqi tha se do të promovojë frymën e AKR-së në mesin e gjilanaseve. ‘Së bashku do të punojmë në fuqizimin e gruas kosovare , që ajo të jetë bartëse e zhvillimeve politike, ekonomike në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Problemet që prekin gratë dhe vajzat janë të shumta, mund të përmendim këtu edukimin, punësimin, shëndetësinë, etj”, tha Shahiqi.
Sipas saj një problem tjetër shumë i mprehtë i grave dhe vajzave sot është fenomeni i izolimit social, pra tërheqja e shumë grave dhe vajzave brenda shtëpisë, humbja e tyre në një hapësirë të ngushtë muresh. Për këtë arsye, u hsprej ajo, Forumi i Gruas në AKR, synon të bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë debati, analize dhe trajtimi të këtyre problemeve të mprehta, pikërisht nëpërmjet kësaj hapësire debati që FG AKR, do të mund tëpunojmë për realizimin e një objektivi tjetër të madh, ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për mundësitë dhe potencialet që ato kanë, si dhe për domosdoshmërinë e prezencës së tyre aktive në të gjitha fushat e jetës. /2L ONLINE/