DYLON

AKR-ja, debat me banorët e Përlepnicës

AKR-ja, debat me banorët e Përlepnicës
Avatar photo Redaksia

Shefja e shtabit të AKR-së, Dega në Gjilan, Vana Jerliu Ramadani, në debatin me banorët e Përlepnicës tha se janë si asnjëherë më parë të përgatitur në këto zgjedhje, me çka edhe ky debat do të jetë pjesë e rëndësishme e fushatës zgjedhore të 22 tetorit.

Kandidati  për asamble, Nuhi Nuhiu nga Përlepnica, në debatin me banorët e pranishëm, shpalosi pikat e programit si ato që kanë të bëjnë me arsim, bujqësi, zhvillim ekonomik, kulturë, rini, sport, Investime kapitale…

-Për arsimin në Përlepnicë, është planifikuar që të kemi një paralele të shkollës profesionale.

-‎Bujqësia, në komunë të hapet një zyrë këshillimi të bujqve si dhe me këshillim me shoqatat e fermerëve.

EkoHigjiena

Ndërsa investimet kapitale, sipas Nuhiut, do të jenë në:

-Meremetimin e Shtëpisë së Kulturëse.
-‎Kapërdirjen e pendës(Kanalin) te penda dhe rregullimin e rrugës kah lisi dhe mbjellja e drunjve dekorativ kah lisi.
-‎Rregullimi i një rruge për këmbësorë,nga penda e deri te “Guri i Shpuem”.
-‎Shtruarja e trotuareve në rrugët e fshatit,si dhe gjelbërimi I atyre sipërfaqeve dhe mirëmbajtja e varrezave të fshatit.
-‎Rregullimi i oborrit të shtëpisë së rinisë.
-‎Fasadimi i Shkollës dhe instalimi i nxehjes në shkollë,
-‎Projektimi i një salle të kulturës, e financuar nga Ministria e Kulturës e Sportit apo donatorë të tjerë.

Gjithashtu, Nuhiu propozoi që seancat e Kuvendit Komunal dhe Komiteteve të mbahen gjatë vikendit, apo pas ores 18.00, e jo si deri më tani, ku mbi 80% të këshilltarëve ishin mësues, arsimtarë e profesorë, kështu që humbeshin orë të shumta mësimnxënie gjatë procesit mësimor.

Sponsorizuar nga AKR

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.