AKR-ja as e befasuar e as e shqetësuar për ikjen e Ismajlit në LDK

(2LONLINE) – Kalimi i këshilltares së Kuvendit Komunal të Gjilanit, Mizafere Ismajli, nga AKR në LDK, nuk u ka bërë përshtypje drejtuesve të AKR-së në Gjilan, të cilët përmes një reagimi të nënshkruar nga tre nënkryetarët që aktualisht drejtojnë Degën, Tefik Ibrahimi, Arben Maliqi e Merita Hyseni si dhe sekretari Sami Spahiu,  thuhet se ka qenë akt i pritur andaj as nuk janë befasuar  as nuk janë shqetësuar për këtë.

Në reagimin në fjalë  thuhet se zyrtarë të AKR-së nuk janë as të befasuar e as të shqetësuar me kalimin e Ismajlit nga AKR në LDK, sepse kjo ka qenë e ditur dhe e pritur qysh pas certifikimit të saj si këshilltare komunale nga ana e KQZ-së.

“Prej atëherë kanë qarkulluar informata se ajo është në biseda dhe kontakte, jo me zyrtarë të LDK,  por me satelitët e kësaj partie. Mirëpo arsyetim i i saj se po e braktis AKR-në për shkak të zhvillimeve të fundit në parti , me të cilat ajo nuk paska qenë e kënaqur nuk qëndron”, thuhet n reagimin n fjalë.

Më tej, në këtë reagim thuhet se Ismajli asnjëherë n ëDeëg nuk i ka shfaqur ato pakënaqësi dhe cilat qenkan ato zhvillime. AKR e Gjilanit para gjashtë muajsh ka pas zhvillime të rënda dhe “dridhje”, dhe ajo atëherë pse nuk është larguar por tani.

“Mizafere Ismajli  si anëtare e degës së AKR-së dhe anëtare e Kryesisë se Dege nëse nuk paska qenë e kënaqur n Deg, dyert I ka pas t hapura dhe kur ka dasht ka mund shqetësimin e vet ta shpreh duke filluar nga Presidenti Behgjet Pacolli I cili fuqishëm përherë e ka përkrah dhe respektua e deri te të gjithë anëtarët e Kryesisë Qendrore të cilët gjithmonë e kanë përkrahë dhe nderua. Po Mizaferja edhe ne Degën e AKR ne Gjilan ka qenë e privilegjuar dhe e respektuar dhe na habite fakti se çfarë arsyetimi ajo jep për braktisjen e AKR ? Si do të behej ajo asambleiste pa përkrahjen e Degës se AKR ne Gjilan ?”, thuhet tutje në reagim.

Po ashtu për zyrtarë të AKR-së  thonë se nëse atë e ka prek Vendimi I Qendrës që dy këshilltarët e AKR në Gjilan duhet me qenë opozitë dhe ka mendua se në këtë forme asgjë nuk mundet me përfitua, atëherë pse valle nuk ia tha këtë askujt as në Degë në Gjilan as në Qendër

“Po leverdia për ndonjë interes personal, që këso premtime dinë të bëjnë Partitë në pushtet, ka mund të ndikoje që ajo të kaloje në LDK, Urojmë që  t’i plotësohet premtimin që ia kanë dhënë.  Por na habit fakti se si mundi ti shkel të gjitha ato të mira qe ka pas nga AKR dhe si i la premtimet e Presidentit Pacolli që ai ia ka dhënë jo për ta ndalë në AKR se nuk ka besua që Mizaferi do ta le AKR, po premtime të dhëna që do ti realizonte për të  mirën e saj dhe të familjes së saj ! Ne fund Mizaferës dhe anëtarësisë se AKR në Gjilan ia përkujtojmë se zhvillimet e fundit në Degën e AKR në Gjilan janë këto: – Analiza e Fushatës zgjedhore; – Konsolidimi i Degës pas atyre “dridhjeve” dhe ato përçarje qe i ka pas para 6 muajve, – Përgatitja e Degës për Zgjedhje te jashtëzakonshme, – Përgatitja e Degës për Zgjedhje Parlamentare, – Ngritja e imazhit te Degës dhe shumë e shumë detyra te tjera qe na presin në Degë”, thuhet tutje n reagimin e AKR-së  pas kalimit të Ismajlit nga AKR në LDK.

Reagimi  i AKR-së i nënshkruar nga nënkryetarët Tefik Ibrahimi, Arben Maliqi dhe Merita Hyseni si dhe sekretari Sami Spahiu përfundon  me atë se  drejtuesit e AKR-së në Gjilan janë të bindur se të gjitha sfidat do t’i kalojnë dhe një ditë AKR në Gjilan do të jetë shumë e fortë e model tani e kanë Gjakovën dhe Mitrovicën.  /2lonline/

KOMENTE