(2LONLINE) – Në takimin e Forumit Rinor të AKR-së, Dega në Gjilan ku ishte prezent edhe kryetari i degës Agim Rexhepi, u diskutua për aktivitete konkrete të rinjve në momentin e pikërishëm, me qëllim të krijimit të hapësirës për qasje konkrete në aktivitetet e AKR-së.
Nga ky takim u nxor përfundimi se të rinjtë duhet të jenë bartësit kryesor të aktiviteteve në teren, për zbërthimin e programit të AKR-së para qytetarëve thuhet në një informatë të Zyrës për informim. /2lonline/