U mbajtë takimi i radhës i rregullt me kandidatët për asamble komunale të AKR-së. Trajtuam tema të rëndësisë së veçantë për qytetarin gjilanas e që janë, çështje të lëna anash tash e sa vite nga qeverisjet e deri më tanishme.
Ditëve në vijim kandidatët tanë, do ta shpalosin vizionin e AKR-së për Gjilanin, dhe se fokus i ynë do të jetë arsimi, shëndetësia, kultura, sporti, mjedisi, rinia, dhe infrastruktura.
AKR do të jetë faktor determinues i fituesit edhe për kryetar të komunës, po me asnjë kusht s’do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni sa për sy e faqe, pa e pas rolin e fuqishëm në qeverisje dhe të mund ti arrijmë premtimet që i japim para qytetarëve.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/