• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

AKR e Kamenicës shpall zgjedhjet brendapartiake

Redaksia 2LONLINE 4 Janar, 2013 2 min
 AKR e Kamenicës shpall zgjedhjet brendapartiake

Kamenicë – (2LONLINE) – Kreu i Aleancës Kosova e re (AKR), Behgjet Pacolli në një takim me strukturat e degës së partisë në Kamenicë, ka shpallur zgjedhjet brendapartiake për të gjitha nivelet e degës në  këtë komunë.

Zgjedhjet do të fillojnë më 11 janar dhe do të përfundojnë deri më 15 shkurt 2013.

Për mbarëvajtjen e procesi zgjedhor është formuar një këshill në të cilin përpos strukturave të kryesisë së kaluar janë inkuadruar edhe aktivistë të rinj, biznesmen dhe intelektualë të tjerë. Në këtë këshill me vetiniciativën e tij është përfshirë edhe lideri i AKAR-së, Behgjet Pacolli.

Këshilli ka zgjedhur me unanimitet Fatmir Matoshin për koordinator të procesit zgjedhor deri në kuvendin e degës. Në këtë takim, koordinatori i zgjedhjeve ka paraqitur agjendën e mbajtjes së zgjedhjeve nëpër nëndegë dhe në forumet e tjera partiake.

Në këtë takim të zyrtarëve të AKR-së,  i pari i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se Kamenica është ndër komunat në cilat AKR-ja garon për të fituar zgjedhjet.

“Kam mbështetjen e disa miqve jashtë Kosovës për të bërë investime në Kamenicë. Këtë komunë po e presin ditë të mira andaj duam të marrim besimin e qytetarëve që të mund të vijmë këtu e të krijojmë hapësirë për punësim dhe zhvillim ekonomik të Kamenicës”, tha Pacolli.  

Ai ftoi me këtë rast gjithë qytetarët e Kamenicës që t’i bashkohen AKR-së gjatë procesit zgjedhor dhe të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të partisë, për të shkuar sa më të fuqishëm drejt zgjedhjeve të ardhshme lokale, për të dalë fitues në Kamenicë.  /2lonline/

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e fundit
Art/Kult

Sonte në Teatrin e Gjilanit jepet premierë shfaqja “Kopshti i Hijeve”

27 Shtator, 2023
Nacionale

Moti me diell dhe vranësira të pakta

27 Shtator, 2023
Gjilan

Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër

27 Shtator, 2023
Njoftime/Shpallje

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës më 28 shtator –

27 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Sonte në Teatrin e Gjilanit jepet premierë shfaqja “Kopshti i Hijeve”

27 Shtator, 2023

Moti me diell dhe vranësira të pakta

27 Shtator, 2023

Në Universitetin e Zagrebit u mbajt punëtoria për klinikat ligjore në kuadër të projektit ENEMLOS

27 Shtator, 2023

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës më 28 shtator – ja rendi i punës

27 Shtator, 2023

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com