DYLON

AKR e Kamenicës mobilizohet për zgjedhjet nacionale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) -Dega e AKR-së në Kamenicë ka vendosur të fillojë përgatitjet për zgjedhjet nacionale të vitit 2014 dhe për këtë qëllim ka themeluar një komision i cili do të bashkërendojë aktivitetet në mes strukturave të partisë dhe nëndegëve si dhe do të jetë përgjegjës për funksionalizimin e tri nëndegëve të reja pasi që në këto loaklitete ka shume qytetarë të interesuar për t`u antarësuar në AKR.  

“Ashtu siq e kemi thënë edhe në takimet e kaluara dera e AKR-së do të jetë e hapur për aktivistë të rinjë dhe kuadro të reja me qëllim të ecjes tonë sa më sigurt drejt marrjes së primatit politik në Komunë” ka thënë Kryetari i Degës Fatmir Matoshi. Në kuadër të fuqizimit të partisë kryesia me unanimitet ka vendosur të bëjë zëvendësimin e nënkryetarit Zijadin Thaqi me nënkryetarin e ri të degës Satmifer Kryeziu i cili javë më parë i është bashkuar degës së AKR-së.

EkoHigjiena

Nënkryetari i ri i degës Satmifer Kryeziu është shprehur optimist në të ardhmen a AKR-së në Kamenicë, “ do të angazhohem fuqishëm së bashku me të gjithë Ju edhe në Kuvendin Komunal edhe në aktivitetet partiake që sa më parë të jemi partia më e madhe në Komunë, sepse asnjë subjekt tjetër politik nuk është më i mirë për qytetarët e Kamenicës” tha nënkryetari Kryeziu.

AKR ka themeluar edhe strukturën e parë që do të udheheq me fushatën elektorale në të cilën janë përfshirë nënkryetarët e degës, sekretari i përgjithshëm ndërsa ajo do të udhëhiqet nga kryetari i degës dhe në përbërje të tij është emëruar edhe bashkadhetari Besim Rexhepaj një mbështetës i fuqishëm i degës së AKR-së.

Në takim u fol edhe për qeverisjen aktuale komunale e cila u kompletua kohë më parë dhe AKR udhëheq me pozitën e Nënkryetarit dhe katër drejtorive komunale, drejtoritë e udhëhequra nga AKR, u vlerësua se po bëjnë një punë të mirë. Kryesia e AKR-së i dha mbështetje propozim vendimit për ndryshimin e statutit të Kamenicës dhe i ftojë antarësinë e saj ta mbështesin atë përmes debateve publike. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.