Sot mbajtëm aktivitetin e radhës, me moton “Gjilani i Gjelbër”, mbjellja e disa pishave dekorative në parkun afër Sallës së Sportit “Bashkim Selishta” iniciativë e kandidatit për asamble komunale Fisar Berisha (3), e mbështetur edhe nga kandidatët e tjerë si Elizabeta Abazi Aliu(4), Valon Bunjaku(10), Arbër Maliqi(12), Erza Shabani (18).
Çështja e mbrojtjes së mjedisit është një problematik e cila në Komunën e Gjilanit është mjaftë shqetësuese për arsye se në këtë drejtim nuk është punuar sa duhet.
Qeverisja aktuale për këtë çështje nuk është angazhuar mjaftueshëm, kur e dimë se sa janë të nevojshme hapësirat e gjelbërta në komunën tonë. Kjo temë ka filluar vazhdimisht të përdoret vetëm për zgjedhje, por rëndësia e saj është tejet e madhe në çdo aspekt e sidomos atij shëndetësor.
AKR, këtë çështje do ta trajtoj seriozisht në kuvendin komunal përmes përfaqësuesit të saj me përvojë nga kjo fushë siç është Fisar Berisha, ku me eksperiencën e tij dy vjeçare në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka hartuar edhe një platformë se si duhet vepruar në këtë drejtim. Definitiv është momenti i fundit thuajse të bëhet diçka konkrete në këtë çështje para se të degradohet edhe më tepër, andaj ne si AKR parashohim se qytetit i duhen pesë mini parqe publike sidomos në zonat urbane të qytetit, shporta për hedhjen e mbeturinave në çdo rrugë, dhe një park i madh në periferi të qytetit.
AKR, ka vizion dhe program, çdo çështje sa i përket ambientit do ta trajtojë denjësishtë në qeverisjen komunale.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/