AKR dhe ‘Vatra” arrijnë marrëveshje që të jenë grup i përbashkët në Kuvend

AKR dhe ‘Vatra” arrijnë marrëveshje që të jenë grup i përbashkët në Kuvend

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan dhe Lëvizja Qytetare Vatra, në Gjilan, kanë arritur marrëveshje koalicioni, në mes të këshilltarëve të këtyre subjekteve, që të jenë grup i përbashkët në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve lokale, AKR-ja do të ketë dy anëtarë të Kuvendit, Vjollca Gagica – Matoshi dhe Shemsedin Ramushi, ndërsa Lëvizja Qytetare Vatra, në bazë të rezultatit përfundimtar do të përfaqësohet me Kushtrim Kadriun.

Ja teksti i plotë i  marrëveshjes:

ALEANCA KOSOVA E RE (AKR)

dhe

LËVIZJA QYTETARE VATRA (LQV)

Gjilan, më 12.11.2017

Duke  rrespektuar të drejtat dhe liritë e plota qytetare, të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës :
Duke rrespektuar plotësisht legjislacionin në fuqi për organizimin e partive politike :
Duke marrë në konsideratë nevojën për bashkpunimin e potencialeve tona për zhvillim ekonomik
të qëndrusheshëm, dhe ngritjen e përgjithshme sociale në komunën e Gjilanit:
Duke rrespektuar strukturat e partive tona dhe orientimet politike të antarsisë tonë:
Aleanca Kosova e Re Dega në Gjilan dhe Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan lidhën këtë ;

MARRËVESHJE KOALICIONI NË MES TË KËSHILLTARËVE TË AKR DHE LQV QË TË JENË NJË GRUP I PËRBASHKËT NË KUVENDIN KOMUNAL

  1. Dy partitë politike pajtohen për bashkëpunim në të gjitha fushat, në të mirë të zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror dhe politik, dhe përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit ;
  2. AKR-ja dhe LQV-ja me marrëveshjen për koalicion në nivel lokal synojnë që këshilltarët e dyja partive të jenë unik në mes vete në gjitha vendimet që merren në asamblen komunale dhe të jenë një zëri.
  3. Konsultimet do të jenë të përbashkëta lidhur me çdo iniciatvcivë që do të ndërrmiret mbrenda kuvendit komunal, dhe interesat e dy partive do të mbrohen denjësishtë nga këshilltarët tanë.

Kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe është e vlefshme për këtë mandat në Kuvendin Komunal 2017-2021

Aleanca Kosova e Re (AKR)                                             Lëvizja Qytetare Vatra (LQV)

__________________                                                       ______________________
 Ismet Hajdini,Kryetar                                                         Kushtrim Kadriu,Kryetar

KOMENTE