/2L ONLINE/ – Aleanca Kosova e Re (AKR), në Gjilan, po vazhdon procesi ne saj të brendshëm zgjedhor dhe sipas përfaqësuesve të këtij subjekti politik, po tregohet një mbështetjet e përditshme për AKR-në dhe në këtë kontekst kanë përmendur edhe aderimet e fundit.
Sipas koordinatorit ët Degës Ismet Hajdini, është konkretizuar edhe puna e palodhshme e Vana Jerliu Ramadanit në favor të AKR-së dhe përkrahjen e saj të parezervë në fuqizimin e partisë në përgjithësi ku falë angazhimit të saj, u prezantuan mbi 40 aderues të rinj të profileve të ndryshme dhe të kuadro të kualifikuar që do ti japin një shtytje të fuqishme AKR-së në Gjilan, në procesin e zgjedhjeve të brendshme.
Hajdini, shprehu falënderimi ne tij për këtë iniciativë dhe angazhim të Vana Jerliut Ramadanit, që po e jep për AKR-në, ndërkohë që u ka uruar mirëseardhje aderuesve të rinj duke u premtuar se brenda AKR-së është një klimë pozitive e ndërtuar tani ku gjithçka funksionon si ekip së bashku në të gjitha veprimtaritë, aktivitetet që i ka Dega. Ai po ashtu siguroi aderuesit e rinj se do ta kenë të gjithë hapësirën e nevojshme të veprojnë dhe të përfshihen në strukturat e partisë.
Në një fjalë rasti aderuesit e rinj i përshëndeti dhe Kryetari i Forumit Rinor Aid Berisha, i cili shprehi gatishmërinë të sinqertë dhe të hapur që të punojë me ta dhe se do t’i ofrojë mundësi në kyçjen në Forum Rinor pasi që shumica e aderuesve janë të moshës së re dhe së bashku njëzëri të fuqizohet roli i të rinjve në vendimmarrje të partisë. Sipas tij, AKR-ja e ka dëshmuar ndër vite se prioritet i palëkundshëm është rinia si shtylla kryesore e shoqërisë. /2L ONLINE/