DYLON

“Akoma shpresojnë!

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma kanë shprehur optimizëm se Kushtetuesja do t’ua japë të drejtën edhe atyre ta propozojnë kandidatin e vet për kryetar të Kuvendit në rast se dështon PDK-ja.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se logjikisht në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese edhe koalicionit LDK-AAK-Nisma do t’i njihet e drejta për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar. Në këtë kontekst, ai ka shprehur optimizëm se edhe koalicioni paszgjedhor do të ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. “Jemi në pritje të vendimit final. Logjikisht, sipas praktikave ndërkombëtare, presim që edhe bllokut t’i jepet mundësia ta propozojë kandidatin e vet për kryetar, në rast se dështon PDK-ja. Mendojmë dhe besojmë se do të na njihet e drejta sepse kjo do ta nxjerrë Kosovën nga ngërçi politik dhe do t’i japë drejtimin e ri vendit me qeverinë Haradinaj”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka vlerësuar se Kosova mund të dalë nga ky ngërç politik nëse i jepet e drejta koalicionit LDK-AAK-Nisma për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar. “Me nominimin e kandidatit për kryeparlamentar nga ana e bllokut, Kosova do të dalë nga ky ngërç dhe do të konstituohen institucionet e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

EkoHigjiena

lexo të plotë në:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=50321&Ctype=1