DYLON

Akil Gjakova i artë në Kampionatin Evropian të Xhudos

Akil Gjakova i artë në Kampionatin Evropian të Xhudos
Avatar photo Redaksia

Xhudisti i Kosovës,  Akil Gjakova është kampion i Evropës në xhudo për senior, pasi ai ka dal më i miri duke u stolisur me medalje të artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Akil Gjakova ishte i artë në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në këtë rrugëtim për këtë sukses, ai ka shënuar pesë fitore. Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Ido Levin të Izraelit, në raundin e tretë eliminoi gjermanin Anthony Zingg, ndërsa në çerekfinale mposhti Musa Mogushkov të Rusisë. Në gjysmëfinale e mposhti zviceranin, Nils Stamp, ndërsa në finale mundi në shënim të artë izraelitin, Tohar Butbul.

EkoHigjiena

Krahas medaljes së artë, Akili fitoi edhe 700 pikë olimpike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.