DYLON

AKI dhe Policia godasin grupin e dyshuar terrorist

Avatar photo Redaksia

Agjentet e shtetit në bashkëpunim me pjesëtarët e policisë për hetime të krimeve, pas një pune të gjatë hetimore kanë arritur të zbulojnë një grup personash të dyshuar për terrorizëm.

Operacioni i zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës kishte përfunduar me gjashtë persona të arrestuar, dy prej të cilëve dyshohen edhe për sulm fizik ndaj dy shtetasve të SHBA-së që ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, me 3 nëntor në Prishtinë.

EkoHigjiena

Burimet e Indeksonline të afërta me rastin kanë thënë se, disa prej të arrestuarve dyshohet se i përkasin një organizate myslimane.

Tek të dyshuarit Policia dhe Agjencia Kosovare për Intelegjencë, ka gjetur një sasi e konsiderueshme të armëve, përfshirë edhe eksploziv, i cili ishte i përgatitur për sulm.

Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, ky grup personash dyshohen për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale.

“Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (katër nga këta të dyshuar janë nga Gjilani dhe dy nga Prishtina)”, thuhet nga zyra për Informim Publik në PK.

Nga prokurori i shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy revole, një revole e modifikuar, rreth njëmijë e dyqind fishekë të AK-47, njëmijë e nëntëqind euro, dy vetura BMW dhe Mercedes si dhe prova tjera materiale.

Nga gjashtë të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se dy prej tyre ndërlidhen edhe me rastin e sulmit fizik ndaj dy shtetaseve të SHBA-së të ndodhur me datën 3.11.2013 në Prishtinë./Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.