AKI: Asnjë agjent i joni nuk është vrarë në Siri
Agjencia Kosovare e Intelegjencës, ka mohuar raportet që flasin për vrasjen e një agjenti, i cili ishte infiltruar brenda radhëve të terrorristëve në Siri. Në një reagim të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës thuhet se më qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit, përkitazi me artikullin e botuar me datë 20.08.2014, në të përditshmen Koha Ditore me titull: “Dekonspirohet dhe vritet një bashkëpunëtor i AKI-së në Siri”, njoftojmë se lajmi që është dhënë për këtë çështje, nuk është i vërtetë.
“Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se AKI kryen detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara në mënyrë mjaft profesionale dhe ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me sukses më të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor. Publikimi i lajmeve të tilla sensitive dhe të pa vërteta, përveç që paraqet një qasje jo profesionale gazetareske, mund të dëmtoj rëndë edhe interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj kërkojmë që të kihet me shumë kujdes në trajtimin e këtyre temave të ndjeshme”, thuhet në reagimin e AKI.
Nderkohe, Koha Ditore, medium ky qe ka shkruar per kete teme, ka paralajmeruar fakte te reja qe deshmojne se agjenti i AKI””se eshte vrare ne Siri./express/
