Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka deklaruar se `Javët e Biznesit Kosovar 2014` nisin sot në momente të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar në Beograd .
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka deklaruar se `Javët e Biznesit Kosovar 2014` nisin sot në momente të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar në Beograd nga dhuna e përdorur ndaj futbollistëve të Kombëtares së Futbollit.
Shahini në një konferencë për media, ka deklaruar se ajo situatë e ndodhur në Beograd, ka nxitur që projektin të nisim sot, para kohës me sloganin “Unë konsumoj prodhime vendore po ju”, ”Bojkoto prodhimet e Serbisë”.
Ai ka dënuar ashpër të gjitha sjelljet jo korrekte sportive ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare në Beograd.
“Projekti tradicional do t’i prek të gjitha trojet autoktone shqiptare. Do të ketë edhe promovim të prodhimeve vendore në vende të ndryshme pos atyre të Evropës edhe në Azi. Panairi do të realizohet ndryshe nga vitet e kaluara dhe ka për qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik, rritjes së vetëdijes së qytetarëve për t’i konsumuar prodhimet vendore”, ka theksuar ai, transmeton RTK.
Shahini ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i bojkotojnë prodhimet serbe dhe të mos i konsumojnë prodhimet e huaja, si rezultat i asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit.