DYLON

Akademik Nexhat Daci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave

Avatar photo Redaksia

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Europës (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, ka konfirmuar zgjedhjen në radhët e saj të akademik Nexhat Dacit.

“Në adresë të Akademisë dhe të Dacit, ekspert i njohur në fushën e shkencave kimike, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka ardhur letra zyrtare me të cilën njoftohen se është zgjedhur anëtar i rregullt i kësaj Akademie në mbledhjen e Komitetit të Nominimit, të mbajtur në nëntor të këtij viti.

EkoHigjiena

Inaugurimi solemn i Akademik Nexhat Dacit do të bëhet në Asamblenë e përgjithshme, që do të mbahet më 8 mars 2015, në Salcburg. Me këtë dëshmohen edhe një herë meritat që u bëhen shkencëtarëve nga Kosova në suaza ndërkombëtare.

Anëtarë të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës janë anëtarët e saj Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Edi Shukriu dhe anët. i jashtëm Muhamedin Kullashi. Anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akad. Gazmend Zajmi, njofton Shërbimi profesional i ASHAK-ut”, thuhet në njoftim të ASHAK-ut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.