Akademia nga Amerika: Kusuret e Shqipërisë dhe Kosovës po i vuan Lugina e Preshevës

Prof. Dr. Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave me seli në Brooklyn në NewYork ka qëndruar këto ditë në Preshevë për të shënuar ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ai së bashku me shumë personalitete të jetës kulturore e publike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali I Zi morri pjesë në një konferencë kushtuar të drejtave të shqiptarëve në Serbi, shkruan Titutlli.com.

Kodra mes tjerash tha se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk respektohen në Serbi e as në shtetet që janë nënshkruese të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai theksoi se akademia që ai përfaqëson së bashku me 15 profesorë ka përgatitur një punim shkencorë që do t’i dorëzohet çdo senatori amerikan dhe se duhet një bashkëpunim i thukët dhe i besueshëm ndërshqiptarë me qëllim që të gjithë të bashkuar të kërkojmë të drejtat.

Profesori Kodra foli për historikun e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave që është themeluar para 20 viteve e që shtrinë aktivitetin e bashkëpunimit në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe ndërhynë në çështje madhore të çështjes shqiptare.

“Arsyeja pse kam ardhur këtu është se shqiptarëve i mohohet e drejta dhe se të gjitha kusuret që i ka Shqipëria e Kosova të gjithë këto hamulli dhe pasigurinë po i pësoni ju”, deklaroi Skender Kodra.

Duke folur për rolin e Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Luginë së Preshevës, Kodra tha se aq sa ka mundur shteti amë ka kontribuuar por është shprehur i dëshpëruar me qeverinë e Kosovës që sipas tij shumë djem luftuan për pavarësinë e tyre me shpresë që në në liri të ketë më shumë bashkëpunim.

Kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave gjatë qëndrimit në Preshevë tha se është I vetëdijshëm për sakrificën dhe vuajtje që po I bënë populli shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Ai ka folur edhe për shumë çështje tjera të shqiptarëve, historisë së tij personale. Për më tepër shikoni videon:

http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=21130

KOMENTE