DYLON

Akademi përkujtimore për poetin Rexhep Elmazin

Akademi përkujtimore për poetin Rexhep Elmazin
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan dhe i mbështetur nga Komuna e Gjilanit, sot, e shtunë, në sallën e Teatrit të Qytetit, me fillim në ora 12:00, mbahet Akademi Përkujtimore  për t’u shënuar 40 vjetori i shkuarjes në amshim të atdhetarit dhe poetit gjilanas, Rexhep Elmazit.

Ne Akademinë Përkujtimore , si nderim për figurën e tij letrare e atdhetare, do të paraqitet dhe libri i posabotuar PSHERËTIMË SHIU, me zgjedhje poezish nga trashëgimia poetike e Rexhep Elmazit dhe parathënie të prof.dr. Anton Nikë Berishës.

Auditorit të Akademisë Përkujtimore do t’i drejtohet me një fjalë rasti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Më pas, nga njerëz të thirrur, përveç për veprimtarinë e tij letrare ku pritet të flasin, Anton Nikë Berisha e Hasan Bunjaku, do të flitet edhe për veprimtarinë e tij atdhetare nga kryetari I Shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës, Hydajet Hyseni e rektori I Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi.

Njëkohësisht do të deklamohen edhe poezi të Rexhep Elmazit, përmes aktorëve Ramadan Kurti e Xhezide Selimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.