DYLON

Akademi përkujtimore për krijuesin Haxhi Vokshi

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Nën organizimin e Ars Club “Beqir Musliu” të shtunën me një Akademi përkujtimore është kujtuar jeta dhe vepra e poetit, krijuesit, pedagogut e të njeriut të kulturës Haxhi Vokshi,  I cili dy javë më parë kishte ndërrruar jetë në Gjilan.

Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Club “Beqir Musliu”, ka thënë se ky ishte poet ndër më të mirët, i cili ka botuar gjashtë vëllime poetike që nga vitit 1962 deri më 2008, kurse i mbetën edhe plot dorëshkrime të tjera. Ai kurrë nuk u nda nga libri e puna. Rrustemi ka folur për jetën dhe veprimtarinë e Vokshit, duke thënë se ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe nuk u ndal deri në ditën e fundit të jetës.

EkoHigjiena

“Poeti Haxhi Vokshi i gëzohej veprimtarive dhe sukseseve tona. “Na kurajonte dhe, kahdo që shkonte, na prezantonte dhe mburrej me atë që e bënim në Gjilan. Kuptohet, në të mirë të letërsisë dhe për letërsinë tonë. Sepse, pjesa tjetër e jetës së tij të pasosur, ajo shpirtërorja, mbeti për të jetuar në veprat që la. Aty ku do të frymojë tash e tutje, Haxhi Vokshi”, tha Rrustemi.  

Ibrahim Kadriu, shkrimtar, ka thënë se të gjithë i kanë mbetur borxh Haxhi Vokshit, ngase ai sillej mirë me të gjithë. Vokshi e donte njeriun dhe shprehte dashurinë në çdo moment dhe shpesh ishte i hareshëm e kishte afërsi me të gjithë. Kadriu e quajti Vokshin emblemë të Gjilanit, autentik si poet e njeri që i gëzohej suksesit të të tjerëve.

Nexhat Rexha, poet foli për intelektin poetik në vjershat e Haxhi Vokshit, duke thënë se poezia e tij i qëndron kohëve dhe ishte i atillë që me kujdes e gdhendi vargun e fjalën.

”Intelekti poetik në të gjitha vëllimet e Haxhi Vokshit del i qartësuar në pikëpamje të perceptimit dhe idesë  gjithnjë në përcaktimin e gjërave të  aktualitetit, duke reflektuar kohët si pjesë intime të jetës dhe me lidhje të pakëputshme nga trashëgimia burimore e tij”, ka thënë Rexha.

Disa poezi përkushtim, i recituan Aziz Mustafa, Alketa Spahiu, Diana Toska dhe Linditë Ramushi, kurse pati edhe pika të zgjedhura muzikore me kitarë, flautë e violinë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.