DYLON

Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Liridon Dërmaku

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Liridon Dërmaku ishte dhe mbetet një nga themelet që na jep motiv për të vazhduar punën në ndërtimin e shtetit tonë. Ndihemi krenar që një emër si ky, sot përkujtohet me veprën më të madhe siç është rënia për atdhe.

Këto ishin vetëm disa nga fjalët e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, në rastin e përkujtimit të dëshmorit Liridon Dërmaku, 10 vjet pas rëniës së tij.

EkoHigjiena

Në këtë akademi përkujtimore, morën pjesë edhe përfaqsues të Organizatave të Luftës së UÇK-së dhe UÇPMB-së, të cilët thanë se përulen para veprës së dëshmorit Liridon Dërmaku.

Shipasshnica e Epërme e Kamenicës, sot nuk ishte vetëm vendlindja e Liridonit, por ishte edhe vendi ku lind dhe përsëritet kujtimi i paharruar për Liridonin. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.