Ajvazi: Mali po ruhet ma mirë
/2L ONLINE/ – Përgjegjës të sektorit të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan thanë se janë të kënaqur me faktin se pyjet janë duke u ruajtur më mirë dhe se është bënë një kontroll më e mirë.
Ramadan Ajvazi Shef i Sektorit të Pylltarisë ka thënë për 2L ONLINE, në tërë territorin përgjegjësi e komunës po ruhen pyjet mirë dhe kjo falë të gjithëve, qytetarëve, zyrtarëve të drejtorisë, rojeve të pyjeve, punës së policisë dhe gjykatave.
Ajvazi tha se edhe prerjet po bëhen tani në mënyrë të kontrolluar dhe legalisht. Sipas tij, që nga prilli veç janë duke u lëshuar lejet për prerje të pyjeve private dhe se në këtë drejtim ka interesim dhe po aplikojnë qytetarët-pronarët. Ndërkohë që pritet së shpejti të shpallet tenderi edhe për pyjet publike ku parashihet të priten mbi 3 mijë kubik në njësinë e Zhegocit.
Sipas Ajvazit, po ashtu në vjeshtë pritet edhe pyllëzimi i afro 40 hektarëve dhe se në këtë drejtim, drejtoria, përkatësisht sektori përkatës, është duke punuar.
Megjithëse u tha se pyjet po ruhen më mirë se sa në të kaluarën megjithatë ka edhe raste të proceduara në gjykata për prerës ilegal dhe se ndaj tyre pritet që drejtësia ta thotë fjalën e saj. Deri në muajin prill janë bërë 109 fletëparaqitje për kundërvajtje, transport, e penale. /2L ONLINE/


